Muhaxhiri: Aderimeve të reja u zbehet zëri nga ‘’ujqërit e vjetër’’ të partive politike

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, aderimet nëpër parti politike i konsideron si të domosdoshme, por që shprehet skeptik për hapësirën e tyre në partitë ku figurat e ndryshme aderojnë.

”Parimisht aderimet janë të domosdoshme sepse sjellin potenciale të reja profesionale e intelektuale për cilat ka nevojë skena politike kosovare, mirë po nga e kaluara është dëshmuar që edhe pse intelektualët apo gazetarët i janë bashkuar partive politike, nuk kanë gjetur tek ato një hapsirë të volitshme, për ta zhvilluar pikëpamjet e tyre dhe kanë përfunduar karrierat e tyre politike’’ thotë ai.

Muhaxhiri, potencon se me kalimin e kohës zëri i figurave që aderojnë nëpër parti politike, zbehet dhe përjashtohet siç thotë ai nga zëri dhe fuqia e figurave politike të cilat i quan si ‘’ujqërit e vjetër’’

‘’ Pas një kohe zëri i tyre zbehet, dhe përjashtohet nga ”ujqit e vjetër”, të cilët kanë pushtet ekonomik e parapolitik’’ tha Muhaxhiri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit