spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Raportuesi i BE-së për Kosovën sot në Prishtinë, në mision treditor për mbledhjen e fakteve

Raportuesi i sapoemëruar i Përhershëm për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, do të mbajë konferencë për media, që lidhet me misionin e tij tre-ditor për mbledhjen e fakteve në Kosovë.

Konferenca do të mbahet në ora 11:00 para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Terras është emëruar në nëntor të këtij viti raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Për emërimin e Terrasit në këtë post u pajtuan në grupin e PPE-së në Komisionin për politikë të jashtme.

Riho Terras është ish-ushtarak nga Estonia, i cili ka qenë deputet edhe në përbërjen paraprake të Parlamentit Evropian.

Më herët, grupet politike në PE ishin pajtuar që të ndajnë mes vete postet e raportuesve për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Pas kësaj, secili grup vendosi nga radhët e veta të emërojë një raportues për shtetin përkatës.Grupit të PPE-së kësaj radhe i takon posti i raportuesit për Kosovën.

Tradicionalisht, në 20 vjetët e fundit raportuesi për Kosovën gjithmonë nga qenë nga radhët e Grupit të të Gjelbërve.

Ky grup shënoi rënie të mbështetjes në zgjedhjet e fundit për PE të mbajtura më herët gjatë këtij viti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit