spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Ish shefi i AKI-së paraqitet në Speciale: S’i kam të gjitha materialet e nevojshme për t’u deklaruar sot

Ish shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj u paraqit në Gjykatën Speciale pasi u arrestua të enjten lidhur me një aktakuzë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Kur u pyet nëse dëshironte të deklarohej, ai pyeti nëse mund të konsultohej me avokatin.

“A mund të konsultohem me avokatin?”, pyeti Smakaj, dhe iu dha koha prej 10 minutash për ta bërë këtë.Më pas, ai tha se i duhet kohë dhe të shohë më shumë materiale për t’u deklaruar.

“Materialet të cilat i kam pranuar i kemi shqyrtuar, por pas konsultimit që pata tani vendos që të shfrytëzoj periudhën kohore prej 30 ditëve që të marrë edhe materiale shtesë, të shohë, se nuk i kam të gjitha materialet e nevojshme për të dhënë deklarimin sot”, tha Smakaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit