spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Thaçi: Dhomat e Specializuara t’i respektojnë ligjet e Kosovës

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë që të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës sepse sipas tij, ato janë produkt i Republikës së Kosovës. Thaçi deklaroi kështu pasi iu lexua aktakuza e re në seancën e nisur sot në Hagë.

Ai tutje tha se gjatë këtyre katër viteve sa është duke u përballur me një proces tjetër gjyqësor është përballur me vlerësime keqinterpretuese për historinë e Kosovës.

“Tash e katër vite përballem me një proces tjetër gjyqësor dhe kemi dëgjuar vlerësime keqinterpretuese të historisë politike dhe kombëtare për lirinë, shtetin dhe pavarësinë e Kosovës, më se paku nga viti 1980 deri më sot. Është një proces voluminoz”, tha Thaçi.

Ai theksoi se pret drejtësi dhe beson në drejtësi në procesin me të cilën po përballet, e në anën tjetër thekson se ai nuk paraqet rrezik politik për askënd.

“Shoqëria kosovare, familja ime dhe unë presim me padurim fundin e këtij procesi, presim drejtësi dhe besojmë në drejtësi. Papritmas para 3 ditësh u informova për akuzën e re. E di që Kosova është në prag të zgjedhjeve elektorale por unë nuk jam pjesë e garës elektorale, nuk paraqes rrezik politik për askënd. Prandaj kërkoj edhe sot, nga të gjithë të respektohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, sepse Dhomat e Specializuara janë produkt i Republikës së Kosovës” deklaroi Thaçi, ndërsa theksoi se lidhur me akuzën e re do të deklarohet me kohë brenda afatit ligjor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit