Merret vendimi për serbin që dyshohet se u përgatit të kryente vrasje në Fushë-Kosovë

Një serb është arrestuar në Fushë Kosovë gjatë ditës së mërkurë, pasi i njëjti dyshohet se ishte përgatitur për të kryer vrasje, ndërsa ishte prezantuar si person zyrtar.

E Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit R.B, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘Përgatitja e veprës penale Vrasje’,  ‘Prezantimi i rremë si person zyrtar’ dhe veprën penale ‘Mashtrimi’.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.B, ashtu që të njëjtit i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Mirlinda Gashi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit