Vrau për vdekje gruan me çekiç, zbulohet identiteti i shqiptarit – E mbajti një javë trupin në banesë

Personi në foto është Kastriot Cenko, 39-vjeçari shqiptar, i cili vrau për vdekje me çekiç bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur të enjten e kaluar në Athinë dhe pasditen e sotme ai ka lajmëruar policinë. 39-vjeçari ka deklaruar para policisë se e ka vrarë gruan e tij me çekiç dhe e ka mbajtur trupin e pajetë në papafingo prej një jave.

Kur në vendgjarje ka mbërritur grupi hetimor, kanë konstatuar erë të keqe dhe në papafingo gjetën trupin të mbuluar me çanta të zezë. Bashkëshorti i ka thënë policisë se e ka vrarë me çekiç dhe me duar për shkaqe xhelozie teksa fëmijët ishin në shkollë.

Gjatë kohës që trupi i pajetë ishte në papafingo, fëmijët kanë lëvizur në shtëpi pa e ditur ngjarjen e rëndë. Fqinjët kanë deklaruar për Top Channel se ata kishin 2 fëmijë të moshave 9 dhe 12 vjeç, dhe nuk kanë dëgjuar për sherre mes tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit