Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i ka reaguar disa zyrtarëve të LDK-së pas sulmit të fundit në kanalin e Ibër Lepencit.
A i ka parashtruar disa pyetje për nënkryetaren e Prishtinë dhe të LDK-së.
“A mendon ende nënkryetarja e Prishtinës dhe zyrtarja e LDK-së se menaxhimi i veriut të Kosovës nuk është punë e Qeverisë së Republikës së Kosovës? Nëse jo, atëherë përgjegjësi e kujt janë policia, shërbimi korrektues, sistemi postar, telekomi, sistemi bankar, Iber Lepenci, ujësjellësit rajonal, regjistrimi civil, administrata tatimore, distribucioni, komunat dhe inspektoriatet e ndryshme?”, ka pyetur Bajqinovci.
Sipas tij, a janë këto çështje që duhet t’i menaxhojë Qeveria e Kosovës, bashkësia ndërkombëtare apo?
“Për më tepër, zyrtarët e LDK-së deklarojnë se sulmi terrorist në Banjskë është “incident i përmasave të vogla.” Ky sulm, që synonte destabilizimin e shtetit tonë, nuk ishte thjesht një incident, por një akt i rëndë terrorist. Këto qëndrime të LDK-së tregojnë mungesë përgjegjësie dhe largim nga realiteti. Kosova është shtet dhe sovraniteti i saj duhet të mbrohet nga institucionet vendore. S’ka kthim mbrapa!”, ka shkruar Bajqinovci.









