Jakup Krasniqi vizitohet në Hagë nga djali e mbesa e tij

Djali i Jakup Krasniqit, Altini ka vizituar babanë e tij në Hagë, bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e tij Toskën, për të festuar festat e Nëntorit.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi shprehet se ku udhëtim është simbolik për të, është përqafim i historisë, krenarisë e sacrifices.

“Nëntori na sjell sërish në Hagë, bashkë me gruan dhe vajzën time Toskën. Ky udhëtim është më shumë sesa simbolik për mua, është një përqafim i historisë, krenarisë dhe sakrificës. Erdha në Hagë për të festuar së bashku me babanë tim Ditën e Flamurit, daljen e parë publike të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit legjendar, Adem Jashari. Këto momente përfaqësojnë frymën e lirisë që ne si popull kemi gëzuar përmes sakrificave të mëdha”.

“Këto vizita në Hagë tek babai im, nuk janë thjeshtë familjare, por edhe nderim e respekt për çdo shqiptar që ka bërë rrugë të gjatë drejt lirisë. Vij për të nderuar ata që dhanë gjithçka dhe për të kujtuar se liria jonë dhe ajo e vajzës time është e rrënjosur në emrin e çdo çlirimtari, të gjallë apo të rënë, mban emrin më të çmuar, atë të UÇK-së”, ka shkruar Krasniqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit