Vazhdon edhe sot kontrolla e policisë përreth kanalit të Ibër-Lepencit

Policia e Kosovës po vazhdon edhe sot kontrollet përrreth kanalit të Ibër-Lepencit ku dhe ndodhi sulmi i së premtes.

Kështu ka deklaruar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Ka kontroll të terrenit rreth kanalit”, ka thënë shkurtimisht Elshani.

Lidhur me sulmin, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se janë arrestuar tetë persona si të dyshuar.

Poashtu ai ka bërë të ditur se sipas ekspertëve janë përdorur 15 kilogramë eksploziv për këtë sulm.

Në anën tjetër, Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha tha dje në konferencë për media se kanë konfiskuar mbi 200 uniforma ushtarake, 6 zolla, 3 granata dore, 2 armë AK47, 1 revole, municion të kalibrave të ndryshëm, fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse, helmeta ushtarake, maska, thika, para dhe pajisje të tjera.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit