‘Akt terrorist për të hedhur në erë termocentralet’/ Shpërthimi në veri të Kosovës bën jehonë në mediat e ndërkombëtare

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut dhe ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Sulmi është etiketuar nga zyrtarët në Kosovë i njëjtë me atë që ndodhi para dy ditësh në Ukrainë, ku Rusia nisi sulm me dron në sektorin e energjisë.

Për këtë ngjarje të rënddë CNN amerikan shkruan: ‘Shpërthimi dëmton kanalin që ushqen termocentralet e Kosovës; Kryeministri akuzon Serbinë për “sulm terrorist” .

'Akt terrorist për të hedhur në erë

Ndërsa agjencia e lajmeve Reuters shkruan se ‘Kosova rrit sigurinë pasi shpërthimi kërcënon furnizimin me energji elektrike’.

'Akt terrorist për të hedhur në erë

Edhe mediat greke kanë raportuar ngjaren, me  gazetën ‘Protothema’ që shkuran ‘Shpërthim në një kanal jetik në Kosovë – Kryeministri i Kosovës fajëson Serbinë’

'Akt terrorist për të hedhur në erë

Bandat kriminale me mbështetje të Beogradit zyrtar thuhet se janë prapa këtij shpërthimi në veri të vendit. Pas sulmit, autoritetet e Kosovës thanë se për shkatërrimin e kanalit ishin përdorur 15 kilogramë eksploziv.

Dëmi u konsiderua serioz dhe u shkaktuan ndërprerje të furnizimit me ujë për disa qytete dhe po ashtu për Korporatën Energjetike të Kosovës. “Është mund të themi lirisht akti më i madh ndaj infrastrukturës kritike që nga përfundimi i luftës në Kosovë”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Nga Prishtina, në një konferencë urgjente, kryeministri Albin Kurti tha se sulmi ishte terrorist dhe i organizuar nga bandat kriminale e me mbështetje të Beogradit zyrtar. “Sulmi është kryer nga profesionistë, është sulmi i radhës kriminal e terrorist që ne besojmë që vjen nga bandat e orkestruara nga Serbia”, tha ai.

Prej Ibër-Lepencit furnizohen Zubin Potoku, Mitrovica e Jugut, ajo e veriut, Vushtrria, Drenasi, një pjesë e Prishtinës dhe e gjithë Fushë Kosova si dhe Korporata Energjetike e Kosovës.

Ndërkohë, Këshilli i Sigurisë ka aprovuar masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike si ura, trafostacione, antena, liqene, kanale etj., pas sulmit në Zubin Potok ku për shkatërrimin e kanalit të Ibër-Lepencit janë përdorur rreth 15 kilogramë eksploziv.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç ka mohuar përfshirjen e Beogradit në këtë sulm, duke i cilësuar si “akuza të pabaza”, madje ka akuzuar Kryeministrin Albin Kurti për përfshirje në sulm.

Sulmin e 29 nëntorit e kanë dënuar Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të QUINT-it.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit