Turqia e dënon ashpër sulmin në veri: Shprehim gatishmërinë për të ofruar çdo ndihmë

Turqia ka dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm në kanalin ujor të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Në një komunikatë për media, Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka shkruar se shpreson që autorët e sulmit të identifikohen.

Tutje, Turqia ka shprehur gatishmërinë për të ofruar çdo ndihmë.

E dënojmë fuqishëm sulmin e djeshëm (29 nëntor) në një kanal ujor në Zubin Potok në veri të Kosovës, i cili është kritik për furnizimin me ujë dhe energji elektrike të Kosovës. Shpresojmë që autorët e sulmit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundurShfrytëzojmë këtë rast për të shprehur solidaritetin tonë me Kosovën dhe gatishmërinë tonë për të ofruar çdo ndihmë që mund të ketë nevojë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përmbajtje për të shmangur përshkallëzimin në rajon” – thuhet në komunikatë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit