Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, me fjalë të mëdha ka thurur lavde për trajnerin e xhudos, Toni Kukën, pasi pa dokumentarin e tij.
Ai ka thënë se ishte përkushtimi i Kukës që e ka vendosur Xhudon e Kosovës në skenën globale.
“Frymëzuar nga filmi dokumentar SENSEI: Driton Toni Kuka, Made in Kosova, një histori prekëse e arritjeve të mikut tim Toni. Përkushtimi i tij e ka vendosur Xhudon e Kosovës në skenën globale dhe rrugëtimi i tij pasqyron qëndrueshmërinë dhe talentin e popullit të Kosovës”, ka shkruar Hovenier.






