Kjo është gruaja që humbi jetën sot në QKUK pas aksidentit të pësuar dy javë më parë

Gruaja që pësoi lëndime në aksidentin mes trenit të udhëtarëve dhe një veture të ndodhur më 2 nëntor në fshatin Pavlan të Pejës, ka ndërruar jetë ditën e sotme në QKUK.

Siç mësohet bëhet fjalë për Sanije Lajqin, 55-vjeçare, e cila s’arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

E ndjera bashkë me dy persona të tjerë ishin dërguar në spitalin rajonal të Pejës pas lëndimeve të rënda që pësuan, dhe nga aty e njëjta u transportua për në QKUK.

E pak mё shumё se dy javё trajtimi nё klinikё, ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e saj.

Me vendim tё Prokurorit tё shtetit trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë (IML), për obduksion.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit