Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme e PDK-së, ka komentuar emërimin e Marco Rubios në funksionin e sekretarit të Shtetit të ShBA-së nga ana e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.
Çitaku e ka vlerësuar lartë figurën e Rubios.
“Senatori Marco Rubio, në librin tim, shquhet si një nga më të përgatiturit, më të përpiktët, më të informuarit.
Zgjedhje e shkëlqyeshme” – ka shkruar Çitaku në rrjetin social “X”.
Në seksionin e komenteve është lajmëruar Daniel Serwer, profesor i njohur amerikan, i cili i komentoi Çitakut.
“Pikërisht për ato arsye, nuk do të qëndrojë gjatë” – ka shkruar Serwer, ndër të tjera.









