Tahiri viziton ish-presidentin Thaçi në Hagë: Pashë shpresë, kurajo e besim

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Tahiri tha se te Thaçi pa shpresë kurajo të jashtëzakonshme e besim.

Postimi i plotë:

Shpresë, optimizëm dhe një kurajo e jashtëzakonshme që ia humb kuptimin mureve rrethuese. Kjo është përshtypja nga vizita që pata sot tek Presidenti Thaçi, i cili, si gjithmonë, me karakterin e tij të palëkundur, i jep kuptim sakrificës, devotshmërisë dhe atdhedashurisë për Kosovën. Motivi që e mban atë dhe shokët e tij tejkalon ritmet tona ditore, sepse është i ngritur mbi ritmet e historisë së një kombi liridashës. Prandaj, si çdo herë e më shumë se çdo herë, shpresë, kurajo dhe besim, se këto mure nuk janë vendqëndrim, por vendkalim drejt të vërtetës së plotë, të cilën qytetarët e Kosovës presin të shpaloset shpejt, teksa i mirëpret si çlirimtarë, Hashim Thaçin dhe shokët e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit