spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Kurti: Për ta dëshmuar punën e madhe që e bëmë brenda një viti, shembull është Instituti për Krimet e Luftës, janë mbledhur 289 metra materiale

Për ta dëshmuar “punën e madhe” që tha se “mund të bëhet brenda një viti”, kryeministri Albin Kurti përmendi në mbledhjen e sotme të Qeverisë themelimin e Institutin për Krimet e Kryera gjatë Luftës.

Ai njoftoi se “këtë javë insitituti paraqiti raportin njëvjetor të punës”.

“E për ta dëshmuar punën e madhe dhe tejet të rëndësishme që mund të bëhet brenda një viti, ne mund ta marrim shembull Institutin për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovës”, tha Kurti, ndërsa po fliste për “sukseset” e Qeverisë.

Kurti e përshkroi me metra, sasinë e materialeve të grumbulluara nga ky institut.

“Nëse do t’i rendisnim materialet e grumbulluara si foldera që qëndrojnë në këmbë, do të bëhej një seri e tyre e gjatë 189 metra, apo thënë ndryshe, 15.8 terbyte. E gjithë kjo falë përkushtimit të të gjithë atyre që kanë kontribuar”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit