spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Këta janë dy të dyshuarit për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan, që u dorëzuan në polici

Valmir Salihu (1998) i njohur me nofkën “TITA” dhe Florian Mitev (1998), janë dorëzuar sot në Policinë e Kosovës për vrasjen e Sokol Osmanit, 37-vjeçar, në Gjilan.

Policia e Kosovës njoftoi të martën se si pasojë e kontrollit të vazhdueshëm të lokacioneve ku qëndronin të arratisurit, u detyruan të dorëzoheshin.

“Veprime këto të vazhdueshme hetimore intensive besohet se i kanë sjellë të dyshuarit në presion dhe situatë të papërballueshme me ç‘rast të njëjtit sot më datën 12.11.2024 vullnetarisht kanë pranuar të dorëzohen në këtë njësi V.S. (viti i lindjes 1998, shtetas i Kosovës) dhe F.M. (viti i lindjes 1998, shtetas i Kosovës)”, ka njoftuar Policia.

Image

Valmir Salihu

Policia bën të ditur se të njëjtit dyshohet të kenë qenë të përfshirë në rastin e vrasjes së ndodhur me datën 07.11.2024 në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit” në Gjilan në të cilin rast ka mbetur i vrarë nga arma e zjarrit viktima Sokol Osmani.

Njërit nga të dyshuarve thuhet se i është konfiskuar një armë zjarri “Pistoletë” e kalibrit 9mm me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale vrasje.

Image

Florian Mitev

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit