Wow: Feraj sulmon filozofin 95 vjeçar Chomsky se “i paska ikur zëri e aftësia për me fol”

Noam Chomsky, filozofi i madh amerikan, 95 vjeçar, e me sëmundje të rënda përveç atyre të moshës, e ka gjetur veten cak të sulmeve nga i vetëmbajturi për filozof nga Vetëvendosja, Hysamedin Feraj.

Kritika e Ferajt ndaj Noam Chomsky-it nisi me “i paska ikur zëri, aftësia me fol”.

Kujtojmë se New York Times para dy muajsh pati raportuar gabimisht që Chomsky kishte vdekur, pasi qe raportuar se ishte në gjendje të rëndë i shtruar në spital

Por, Ferajt aq i bën.

Noam Chomskyt i paska ikur zëri, aftësia me folë. Ka qenë folësi më i zëshëm mes intelektualëve të majtë (anarko-mjatist) perëndimor kundër imperializmit amerikan, në mbrojtje të imperializmit rus dhe serb, kundër Ukrainës dhe Kosovës!”, ka shkruar Feraj në Facebook.

Filozofi i madh amerikan – i njohur gjerësisht për kritik të rreptë të politikës së jashtme amerikane – në një intervistë dhënë për gazetarin shqiptar Xhezair Dashi, pati thënë se “asnjëherë nuk kam qenë kundër pavarësisë së Kosovës, në fakt kam menduar se ka qenë ide e mirë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit