spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

Dalin pamjet e të dyshuarit që theri me thikë katër persona në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për plagosjen me thikë të katër kalimtarëve të rastit në Ferizaj.

Dy prej të plagosurve janë të mitur e dy të moshës madhore.

Sipas Policisë, incidenti i rëndë ka ndodhur sot, më 11.11.2024, rreth orës 15:40 në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”.

Tre prej të plagosurve pasi janë trajtuar fillimisht në Emergjencë në Ferizaj janë sjellë në QKUK.

Në pamjet e siguruara shihet i dyshuari në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, aty ku kreu një pjesë të krimit.

Sipas Policisë, i dyshuari që është arrestuar është E.S. rreth 59-vjeçar.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka përgëzuar Policinë për reagimin e shpejtë dhe profesional, i cili, sipas tij, ka penguar zgjerimin e krimit.

Aliu u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit