spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

Detaje të rënda nga sulmi në Ferizaj: I dyshuari i ndoqi të miturat – njërin e goditi në fytyrë

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot gjatë ditës në Ferizaj, ku një 59-vjeçar theri me thik katër persona, arsyet e sulmit të cilat janë ende të paqarta.

Policia e Kosovës bëri të ditur se personi i dyshuar është arrestuar brenda një ore pas sulmit.

Teksa detaje të reja kanë dal në pah nga momenti i sulmit, ku siç raportohet i dyshuari ishte i alkoolizuar në momentin e sulmit, teksat të miturat që edhe i theri i kishte ndjekur para sulmit.

“Ishte i alkoolizuar dhe me probleme mendore. Ai kreu sulmin në Ferizaj, pasi ndoqi pas dy vajzat e mitura, njëra 10-vjeçare dhe tjetra 14. Në hyrje të shtëpisë ku ato po qëndronin i godet me thikë nga pas. Ai ka vazhduar sulmin edhe në një rrugë më sipër ku ka sulmuar një 30-vjeçar, sulmin e katërt e ka kryer rreth 1.1km më larg duke goditur një person rreth të 30-tave. Ai është arrestuar rreth 3 km larg vendit të ngjarjes.

Sa i përket gjendjes shëndetësore të plagosurve, personi i tretë i sulmuar është në gjendje të rëndë. Ai ka lëndime në pjesën e fytyrës dhe do t’i nënshtrohet një operacioni tjetër. Edhe 10-vjeçarja ka mbërritur me lëndime të rënda por gjendja është stabilizuar. Dy të tjerët janë jashtë rrezikut.  Si duket persona që ishin në afërsi kanë reaguar në drejtim të të plagosurave. Banorët janë shprehur se ishte i alkoolizuar. Sulmuesi është i komunitetit shqiptar, tre të lënduarit janë të komunitetit të pakicës dhe një tjetër shqiptar”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit