spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Gjithçka që dihet deri tash për plagosjen e policit Misin Krasniqi, dalin pamjet nga vendi i krimit

Një polic i Kosovës që ishte jashtë detyrës zyrtare ka mbetur i plagosur sot në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë.

Siç ka mësuar Gazeta i plagosur mbeti polici Misin Krasniqi – si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri mes dy pronarëve të ‘Rent a Car’, i cili kur ndodhi rasti ishte ishte kalimtar rasti.

Ai tash është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas plagëve që ka marrë nga arma e zjarrit.

Për gjendjen e tij ka folur drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla. Ai ka thënë se gjendja e viktimës është stabile.

“Është në gjendje stabile. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe jemi në pritje të rezultateve”.

Lajmi i plagosjes së policit është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës ku kanë thënë se hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit