Berat Rukiqit nga Lidhja Demokratike të Kosovës i është qeshur me supozimet dhe hipotezat e lëshuara minuta më herët nga Ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili ndërtoi hipotetikisht një paramendim se si mund “mund të jetë” lejuar vjedhja e “së paku 1.4 miliardë” eurove nga qeveritë e kaluara përmes kontrabandës. Rukiqi e quajti “interpretim të të dhënave” të “Hekuranit në botën e dëshirave”.
Postimi i Rukiqit:
Hahahahahahahahahha
Hekurani në botën e dëshirave
Dyfishimin e deficitit tregtar dhe rritjen eskponenciale të importeve, apo daljen e mbi 5 miliardë eurove, jashtë ekonomisë të vendit, ministër Propaganda, po ka dëshirë, t’na e shet si sukses.
Rritjen e të hyrave tatimore, në kurriz të xhepit të qytetarëve, që kanë paguar çmime me të larta, po ka dëshirë të na e shet si luftim i kontrabandës.
Një nxënës i një shkollë të mesme ekonomike, do të ishte me kreativ, në tregimin e ndonjë suksesi në ekonomi apo intepretimin e të dhënave.






