E dhimbshme: Ky është personi që humbi jetën në vendin e punës në Gjakovë

Një rast mjaft i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjakovës, ku dyshohet se një person ka vdekur në vendin e tij të punës.

Personi që humbi sot jetën në vendin e tij të punës është Agim Muqaj rreth 57 vjeçar.

Nga informacionet e para thuhet se punëtori ishte pjesë e një kompanie “Call Center” ku edhe gjeti vdekjen.

Muqaj dyshohet se u gjet i shtrirë në dyshemen e vendit ku punonte dhe se vdekjen e viktimës e konstatuan mjekët në vendngjarje.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit