Ilir Meta del nga policia për të shkuar drejt paraburgimit

Ish-presidenti Ilir Meta i cili u arrestua këtë të hënë me urdhër të SPAK, ka dalë tashmë nga ambientet e policisë për të shkuar drejt paraburgimit.

Ai është parë teksa dilte nga policia i veshur me bluzën e Celtic, ndërsa nga makina e policisë ka përshëndetur duke bërë shqiponjën.

Sipas informacioneve paraprake, ky arrestim lidhet me hetimet e zhvilluara prej disa kohësh nga SPAK për çështjen CEZ DIA për të cilën Meta është paraqitur 2 herë në SPAK. Lidhur me këtë dosje ka pasur edhe një hetim pasuror për të dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit