Nënshkruhet marrëveshja në vlerë mbi 12 milionë euro me KfW-në, ky është synimi

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përmes një ceremonie ka nënshkruar marrëveshjen në vlerë mbi 12 milionë euro me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe Kompaninë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK), për çka synohet përmirësimi i menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan.

Ky projekt është kontribut i Bashkimit Evropian i implementuar nga KfW.

Ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati tha se kjo marrëveshja synon përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve duke garantuar një mjedisi më të pastër.

Ai theksoi se projekti ka për qëllim të kontribuojë në menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve në përputhje me parimet e mbrojtjes së mjedisit si dhe të kontrollojë depozitimin e mbetjeve sipas strategjisë kombëtare për menaxhimin e mbetjeve.

“Nënshkrimi i një marrëveshje tjetër që ka për synim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë përmes garantimit të një mjedisi më të pastër që njëkohësisht ndikon në përmirësimin e shëndetit publik. Marrëveshja në fjalë do të mundësojë ofrimin e infrastrukturës për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan, e që është pjesë e programit më të gjerë për menaxhimin e mbetjeve të forta, pra faza dy deri në fazën katër”, tha Murati.

Ndërkaq, shefi i Departamentit të Evropës Juglindore të KfW, Klaus Muller derisa vlerësoi rëndësinë e këtij projekti, theksoi se është urgjente që të merren veprime në këtë fushë.

Sipas tij, niveli lokal dhe ai qendror duhet të punojnë së bashku që të tejkalohen problemet me mbeturina dhe se ky projekt të përfundohet me kohë.

“Gjermania 20 milionë euro i ka alokuar për këtë projekt më herët dhe tani kemi një fond të ri të IPA të BE. Të gjithë i dimë problemet që janë shumë prezent dhe ju e dini shumë më mirë se sa është urgjente që të merren veprime dhe mendoj sidomos në Prishtinë kemi deponinë në Mirash e cila është në kolaps dhe shkakton shumë rreziqe për mjedisin. Sepse imitimi i gazrve është shumë i lartë. Është me rëndësi që të veprohet me menjëherë, tha Muller.

Drejtori gjeneral në Kompaninë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK), Dardan Veliaj tha se ky projekt është qenësor për ndërmarrjen.

Ai theksoi se nëpërmjet këtij programi gjendja e deponive sanitare pritet të ndryshojë.

“Kemi pasur një keqmenaxhim të gjatë të këtij sektori, kemi pasur mungesë të planifikimit dhe investimeve adekuate, gjë që ka sjellë tek dëmet e mëdha që janë shkaktuar në ambient dhe rrethinën ku operojnë deponitë tona. Nëpërmjet këtij programi, ne do t’i shndërrojmë deponitë tona që sot operojnë pa lejet adekuate, pa respektimin adekuat të kritereve ambientale”, tha Veliaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit