spot_img
spot_img
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Meloni: Pakti me Shqipërinë të ndiqet edhe nga vendet jashtë BE-së

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, deklaroi në senat se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët mund të zbatohet edhe nga shtetet e tjera jashtë Bashkimit Evropian.

Ajo falënderoi në veçanti kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

“Dy qendrat në Shqipëri filluan të funksionojnë, jemi shumë të kënaqur. Kjo është një rrugë e re, e guximshme, që mund të ndiqet me vendet e tjera që janë jashtë Bashkimit Evropian. Falënderoj kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe gjithë qeverinë e tij për besimin”, ka thënë ajo.

Meloni ka shpjeguar dhe arsyen e vonesës për hapjen e dy qendrave në Shqipëri.

“Ne morëm pak kohë për t’u siguruar që gjithçka të ishte bërë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe jemi shumë të kënaqur me rezultatet e kësaj pune”.

Marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë po shihet me interes nga shumë shtete të BE-së kundër fenomenit të emigracionit.

Ajo u nënshkrua në fund të vitit të kaluar mes dy qeverive.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit