Vlora Çitaku reagon ndaj Gjykatës Speciale: Na treguat menynë, tani na tregoni si u gatua kjo padrejtësi

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj komunikatës së Gjykatës Speciale lidhur me kushtet e qëndrimit të ish-krerëve të UÇK-së në paraburgimin në Hagë, duke kritikuar fokusin e gjykatës në kushtet e burgimit dhe duke kërkuar transparencë për procesin gjyqësor.

Çitaku, përmes një postimi, ka ngritur shqetësime lidhur me pranimin e rreth 2.356 dokumenteve nga Serbia si prova në proces, si dhe me mënyrën e trajtimit të dëshmive të zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë.

“E morëm vesh, Speciale, sa herë në ditë shtrohet sofra në Hagë. Tani na tregoni si u gatua kjo padrejtësi”, ka shkruar Çitaku.


Ajo ka vënë në pikëpyetje edhe pranimin e 164 deklaratave me shkrim, pa mundësinë që mbrojtja t’i merrte në pyetje personat që i kishin dhënë, si dhe pranimin e rreth 2.000 provave pasi prokuroria kishte përfunduar paraqitjen e rastit të saj.

Në reagimin e saj, Çitaku ka kritikuar edhe trajtimin e kërkesave humanitare të ish-krerëve të UÇK-së, duke përmendur rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, të cilit, sipas saj, nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait të tij.

Ajo ka kërkuar gjithashtu një analizë të pavarur të aktgjykimit të 16 shtatorit, duke iu referuar edhe ndryshimeve që janë bërë në procedurat e tjera të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Në fund, Çitaku ka theksuar se Kosova do të vazhdojë përpjekjet ligjore dhe diplomatike për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.

“Do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë që e vërteta të triumfojë në apel”, ka përfunduar ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit