Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka publikuar raportin e përditësuar mbi gjendjen e rrugëve që çojnë drejt pikave të kalimit kufitar në Kosovë.
Në të gjitha magjistralet e përfshira në raport është evidentuar borë, ndërsa nuk raportohet për akull, mjegull apo rrëshqitje të dheut.
Pavarësisht reshjeve dhe borës, shumica e akseve rrugore mbeten të kalueshme pa probleme, përveç dy segmenteve ku qarkullimi zhvillohet me vështirësi:
Magjistralja Prishtinë – Mutivodë (kalueshmëri e mundur, por me vështirësi)
Rruga Podujevë – Merdarë (kalueshmëri e mundur, por me vështirësi)
QKMK u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, sidomos në segmentet rrugore ku lëvizja paraqitet më e vështirësuar.









