Kjo është gjendja e rrugëve në Kosovë pas reshjeve të fundit të borës

Reshjet e borës kanë përfshirë disa pjesë të Kosovës gjatë orëve të fundit, ndërsa rrugët që çojnë drejt pikave të kalimit kufitar vazhdojnë të jenë të kalueshme.


Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, borë është evidentuar në disa akse rrugore, ndërsa në asnjërën prej tyre nuk raportohet prani e akullit, mjegullës apo rrëshqitje dheu.

Megjithatë, në disa segmente qarkullimi mund të jetë më i vështirë për shkak të borës.

Rrugët Pejë–Kullë, Prishtinë–Mutivodë dhe Podujevë–Merdarë vlerësohen si të kalueshme, por me vështirësi.

Ndërkaq, me borë janë raportuar edhe magjistralet Mitrovicë–Bërnjak, Gjakovë–Qafë e Morinës, Gjakovë–Qafë e Prushit, Gjilan–Dheu i Bardhë, Fushë-Pajtimi–Glloboçicë, Kaçanik–Hani i Elezit, Mitrovicë–Jarinje, Gjilan–Muçibabë, Stançiq–Gjilan dhe Prizren–Vërmicë, por ato figurojnë si të kalueshme.

Autoritetet rekomandojnë kujdes për drejtuesit e automjeteve gjatë qarkullimit në kushtet e reshjeve të borës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit