Dita e Forcës, FSK-ja hap dyert për qytetarët, nxënësit mbushin kazermën “Adem Jashari”

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka hapur dyert për qytetarët në të gjitha kazermat e saj në vend, me rastin e shënimit të Ditës së Forcës, përmes aktivitetit “Dita e Hapur”.

Që nga ora 10:00, një numër i madh nxënësish kanë mbërritur në ambientet e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku po kanë mundësi të njihen nga afër me aktivitetet, kapacitetet dhe pajisjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Aktiviteti “Dita e Hapur” po mbahet në të gjitha kazermat e FSK-së në Kosovë, përfshirë ato në Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë dhe Prizren.


Ndërkaq, ceremonia zyrtare qendrore pritet të mbahet në orën 11:00, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku pritet të marrin pjesë udhëheqësit e lartë shtetërorë dhe mysafirë të ftuar.

Dyert e kazermave do të jenë të hapura për qytetarët deri në orën 13:30.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit