Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Më 16 shtator, trupi gjykues i kryesuar nga Charles Smith shpalli dënime nga 13 deri në 25 vjet burgim ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke lexuar vetëm një përmbledhje të aktgjykimit dhe pa dhënë një afat kohor për publikimin e tij të plotë.

“Përgatitja e versionit të plotë të aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së po zhvillohet me shpejtësi dhe kujdes të shtuar”, ka konfirmuar Gjykata Speciale.

Duke shpjeguar ecurinë e këtij procesi, zëdhënësi Michael Doyle ka deklaruar se po punohet që në versionin e redaktuar publik të përfshihet sa më shumë informacion, pa cenuar mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave.


Sipas tij, dinamika e publikimit mund të kushtëzohet nga vëllimi i madh i aktgjykimit dhe nga procedurat përkatëse që duhen ndjekur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit