Ekspozoi armë në rrjete sociale dhe kanosi policët gjatë bastisjes, arrestohet një person në Mitrovicë

Një burrë në Mitrovicë ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës, pasi paraprakisht kishte ekspozuar armë në rrjetet sociale.

Situata u tensionua edhe më tej gjatë aksionit policor, pasi i dyshuari ka kanosur zyrtarët policorë në momentin kur këta të fundit kanë shkuar për të bastisur shtëpinë e tij.

Me vendim të organeve të drejtësisë, i dyshuari është ndaluar për procedura të mëtejshme hetimore.


“Në orët e paradites së sotme policia në Stacionin Policor në Mitrovicë, pas pranimit të informatës dhe sigurimit të provave ka realizuar një bastisje në shtëpinë e një të dyshuari në Mitrovicë, ku është sekuestruar një armë zjarri dhe një karikator, ku gjatë sekuestrimit të armës i dyshuari në fjalë iu është kanosur zyrtarëve policorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “Kanosje”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit