Një aksion i zhvilluar sot nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në lagjen “Marigona Hill” ka rezultuar me arrestimin e tre personave.
Burimet bëjnë të ditur se tre personat janë arrestuar nën dyshimet për përfshirje në mashtrime me kartela bankare.
Identiteti i të arrestuarve, mënyra e realizimit të mashtrimeve të dyshuara dhe vlera e dëmit eventual financiar ende nuk janë bërë të ditura.
Detaje të tjera lidhur me aksionin dhe veprimet e mëtejshme hetimore pritet të bëhen të ditura në vijim.









