VV-ja e shpërblen ish-kandidatin për deputet: Getoar Mjeku propozohet ambasador i Kosovës në Kanada

Qeveria Kurti po vazhdon “përforcimin” e diplomacisë me ambasadorë politikë.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka propozuar edhe një aktivist të VV-së për ambasador.


Nga Presidenca kanë thënë se Mjeku shumë shpejt pritet të dekretohet nga shefja e shtetit.

Kjo pasi tashmë propozimi i tij është miratuar edhe në Komisionin e Kuvendit të Kosovës për Punë të Jashtme.


Mjeku është aktivist i njohur i partisë së Albin Kurtit.

Ai ka qenë edhe kandidat për deputet i VV-së në zgjedhjet e vitit 2021.


Meqenëse nuk kishte arritur të marr besimin e qytetarëve për deputet, ai ishte emëruar fillimisht si zëvendësministrit të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Kurse, në shtator të vitit 2022 ai është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë.

Të njëjtin post, ai e ka marrë edhe në Qeverinë Kurti 4, ku në shtator të këtij viti është emëruar serish si zëvendësministër i parë i Ekonomisë.

Mjeku është propozimi pestë i Qeverisë Kurti nga radhët e të emëruarve politikë.

Gazeta dje ka raportuar se në Presidencë kanë shkruar edhe emrat e katër propozimeve tjera për ambasador.

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, është propozuar për ambasador të Republikës së Kosovës në Senegal.

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, është propozuar për ambasador të Republikës së Kosovës në Japoni.

Ish-këshilltari i Kurtit, Fatmir Curri, është propozuar për ambasador të Republikës së Kosovës në Bruksel dhe mbështetësja e VV-së, Hasnija Ilazin është propozuar për ambasadore të Kosovës në Zagreb të Kroacisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit