‘Mëngjes i ftohtë e me ngrica’ – Ky do të jetë moti për ditët në vazhdim

Pas frontit të fuqishëm të ftohtë ajror temperaturat kanë pësuar ulje intensive e përpos shiut, vende-vende pati edhe reshje kryesisht afatshkurtra bore e në disa vise malore u krijuan shtresa bore.

Tani do të pasojë kthjellimi i motit.

Nesër në Kosovë mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë, vende-vende me ngrica, kurse dita kryesisht me diell, por e ftohtë krahasuar me ditët që lamë pas.

Edhe pse do të jetë ftohtë atmosfera do të jetë kryesisht stabile.

Temperaturat pritet të zbresin deri në -4 gradë Celsius në disa rajone kurse maksimalja gjatë ditës pritet rreth 6 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell por i ftohtë.

Mëngjesi do të jetë me acar sidomos në zonat malore të viseve kontinentale. Acar do të ketë edhe në ultësira të viseve kontinentale.

Dita do të vijojë kryesisht me diell dhe relativisht ftohtë. Normalisht pak më ngrohtë në zonat mesdhetare të Shqipërisë.

Të mërkurën pas një mëngjesi të acar gjatë ditës do të ketë shtim të vranësirave e vonë pasdite ose në mbrëmje do të fillojnë reshje atmosferike.

Në disa rajone ku lagështia takon mbetjet e ajrit të ftohtë priten reshje bore, por shumë shpejt me rritjen e temperaturave të gjitha reshjet do të shndërrohen në reshje shiu me përjashtim të viseve më të larta malore.

Ajri më i ngrohët mesdhetar do të depërtojë së bashku me një sistem tjetër të fuqishme ciklonik nga Mesdheu me qendër në veri të Italisë.

Reshje të dendura shiu do të fillojnë në veri të Shqipërisë dhe Mal të Zi duke përfshirë edhe pjesë të Dukagjinit në Kosovë.

Të enjten na pret mot i vranët e me reshje shiu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit