Reshje bore në zonat malore – Kujdes në rrugë

Reshjet e para të borës kanë nisur të bien në zonat malore të Kosovës, konkretisht në Prevallë, Bjeshkët e Rugovës dhe në disa akse të tjera rrugore të vendit, duke sjellë kushte të reja qarkullimi në trafik.

Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në segmentet rrugore ku mund të paraqiten ngrica.

Nga ky dikaster qeveritar kanë bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes ndodhen në terren 24 orë në ditë dhe janë në gatishmëri të plotë për pastrimin e borës dhe trajtimin e ngricave, varësisht nga gjendja e rrugëve.

Ministria rikujton se pajisjet dimërore janë të detyrueshme me ligj nga data 15 nëntor deri më 15 mars, ndërsa ka listuar disa rekomandime kyçe për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion:


Para nisjes, kontrolloni gjendjen teknike dhe nivelin e konsumimit të gomave;

Gjatë vozitjes, përshtateni shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës;

Mbani distancë më të madhe të sigurisë dhe shmangni frenimet e menjëhershme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit