Plagoset ushtari i FSK-së, QKUK jep detaje për gjendjen shëndetësore

Një pjesëtar i ushtrisë ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi paraprakisht kishte marrë ndihmën e parë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar ekskluzivisht për Gazetën drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, i cili ka bërë të ditur se pacienti është pranuar nga ekipet mjekësore dhe i është nënshtruar të gjitha kontrolleve të nevojshme.

Sipas Sylës, gjendja shëndetësore e ushtarit të plagosur aktualisht paraqitet stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, ndërsa pas përfundimit të ekzaminimeve në Emergjencë, ai do të transferohet për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë.


“Po, një ushtar i plagosur është sjellë nga Spitali i Gjakovës. Gjendja e tij është stabile, janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe i njëjti do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm”, ka deklaruar Naser Syla.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit