Konjufca i kërkon BE-së të nisë vlerësimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim: Kanë kaluar gati katër vjet

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, i ka bërë thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian që t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e Opinionit për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Këtë kërkesë Konjufca e ka bërë gjatë takimit ministror të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, të mbajtur në Athinë, ndërsa përmes një postimi në platformën “X” ka theksuar se kanë kaluar gati katër vjet që nga aplikimi i Kosovës për anëtarësim.

Sipas tij, Komisioni Evropian është i gatshëm të përgatisë Opinionin për aplikimin e Kosovës, por për këtë nevojitet kërkesa e Këshillit të BE-së.

Konjufca ka theksuar se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian duhet të jetë i besueshëm dhe t’u mundësojë të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor të përparojnë në bazë të meritave dhe reformave të tyre.

Ai ka përmendur gjithashtu përputhjen e plotë të Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, duke shtuar se vendi është i gatshëm të kontribuojë në misionet dhe operacionet e Bashkimit Evropian.

Në fund, Konjufca ka falënderuar ministrin e Jashtëm të Greqisë, George Gerapetritis, dhe Ministrinë e Jashtme greke për organizimin e takimit në Athinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit