Policia arreston personin e kërkuar në Prishtinë

Një person 37-vjeçar është arrestuar në Prishtinë, pasi ishte në kërkim për një vepër penale që lidhet me narkotikët.


Policia e Kosovës ka njoftuar se i arrestuari, me inicialet E.S., ishte dënuar me një vit e katër muaj burgim për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Arrestimi u realizua nga njësitë e Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, më 23 nëntor.


Policia më tej njofton se pas përfundimit të procedurave policore, 37-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit, sipas vendimit të gjykatës..

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit