Sukses i radhës për xhudon kosovare: Elvira Ukaj fiton medaljen e bronztë në Kupën Evropiane në Selanik

Xhudistja e re nga Kosova, Elvira Ukaj, ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare duke fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për Kadetë, e cila po mbahet në Selanik të Greqisë.

Duke garuar në kategorinë +70 kilogramë, Ukaj tregoi paraqitje mbresëlënëse në rrugëtimin e saj drejt podiumit, ku ishte e udhëhequr nga kampionia olimpike dhe trajnerja Majlinda Kelmendi.

Rrugëtimi i Elvirës nisi në çerekfinale, ku u përball me xhudisten nga Kanadaja, Olivia Wisniowski, nga e cila pësoi humbje me Ippon, duke e vazhduar kështu garën përmes repasazhit.


Në repasazh, xhudistja kosovare nuk la vend për befasi. Ajo mposhti fillimisht me Ippon garuesen vendase nga Greqia, Petrina Apatsidou, për t’u kualifikuar kështu në luftën vendimtare për medalje.

Edhe në përballjen finale për vendin e tretë, Ukaj dominoi bindshëm duke e mposhtur me Ippon një tjetër xhudiste greke, Dimitra Sarianidou, dhe duke e siguruar kështu medaljen e bronztë për Kosovën.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit