Deputetet e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Mehmeti-Selimi dhe Besa Kabashi-Ramaj, kanë marrë pjesë në sesionin e 72-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku është diskutuar për çështjet kyçe të sigurisë dhe stabilitetit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi ka ndarë detaje nga zhvillimet e këtij takimi, duke vënë në pah rolin dhe kontributin e Kosovës.
Ajo ka theksuar se Kosova është dhe duhet të mbetet pjesë aktive e diskutimeve dhe proceseve që lidhen me sigurinë, paqen dhe stabilitetin, si në nivel rajonal, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
“Ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë të drejtpërdrejtë në fushën e sigurisë, si partner i besueshëm i NATO-s dhe i Asamblesë së saj Parlamentare”, ka shkruar Mehmeti-Selimi.









