Trupi i pajetë i personit që u gjet në fermën e peshqve në Istog dërgohet për obduksion, Prokuroria pret rezultatet e autopsisë

Shkaku i vdekjes së personit që u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës, në një fermë për kultivimin e peshqve në Istog, pritet të përcaktohet pas përfundimit të autopsisë.

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion me urdhër të prokurorit të Krimeve të Rënda, ndërsa hetuesit po ndërmarrin veprime për të sqaruar rrethanat e rastit.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka theksuar se raporti i autopsisë do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

“Për këtë rast, shkaqet e vdekjes pritet t’i përcaktojë raporti i autopsisë, ku viktima është dërguar me urdhër të prokurorit të Krimeve të Rënda për obduksion. Janë duke u ndërmarrë veprime të tjera në koordinim me Policinë e Kosovës për t’u sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Ndërkaq, Policia e Kosovës kishte bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 07:00, më 21 nëntor 2026, kur viktima, mashkull i moshës madhore, ishte gjetur pa vetëdije në vendin e tij të punës.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitet policore dhe ekipi emergjent, ndërsa vdekjen e kishte konstatuar mjeku kujdestar. Aty kishte dalë edhe Prokurori i Shtetit, me konsultimin e të cilit ishte iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes”.

Trupi i pajetë ishte dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa hetimet po vazhdojnë në koordinim mes Policisë dhe Prokurorisë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit