Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmshëm të Big Brother VIP Kosova 5, Fuego ka diskutuar me Bejtën dhe Erikun për deklaratat e Fatlumit ndaj Anjezës.
Gjatë bisedës, ata janë ndalur te komentet e ashpra që Fatlumi kishte bërë ndaj Anjezës, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si ai i ishte drejtuar banorës.
Fuego ka rikujtuar fjalët e përdorura nga Fatlumi gjatë debatit, duke cituar deklaratat e tij:
“Unë kurrë s’kisha marrë një grua si ti…. Unë gruan tem e kisha mbyllë në shpi, s’e kisha lanë me dalë… Një femër që del në club s’është për me çu në shpi”, ka thënë Fuego, duke iu referuar deklaratave të Fatlumit.









