“Si me pas qenë kriminel, s’kam fjalë”, Balla reagon ashpër për përcjelljen e Jakup Krasniqit nga EULEX-i

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me mënyrën se si po shoqërohet ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, gjatë qëndrimit të tij pranë familjes në Prishtinë.

Përmes një reagimi në Facebook, Balla ka shprehur indinjatën për pamjet e përcjelljes së Krasniqit nga pjesëtarët e misionit të EULEX-it, duke kritikuar praninë e madhe të zyrtarëve të sigurisë dhe mënyrën e trajtimit të tij.

“Këto pamje të shoqërimit në shtëpi te Jakup Krasniqit, si me pas qenë kriminel, nuk kanë fjalë”, ka shkruar Balla.

Krasniqi ndodhet në Kosovë që nga 18 nëntori, pasi Dhomat e Specializuara në Hagë i kanë miratuar një vizitë të përkohshme për arsye bindëse humanitare. Leja është dhënë për t’i mundësuar qëndrimin pranë bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi, gjendja shëndetësore e së cilës, sipas familjarëve, është rënduar.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ish-kryeparlamentari është shoqëruar vazhdimisht nga pjesëtarë të EULEX-it, ndërsa në afërsi të shtëpisë së tij në lagjen Velania janë parë forca të shumta të sigurisë, përfshirë zyrtarë të armatosur dhe automjete të misionit evropian.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit