Jakup Krasniqi sot përfundon vizitën në Kosovë

Vizita e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Kosovë përfundon sot.

Krasniqi pritet të largohet nga shtëpia e tij në lagjen Velania të Prishtinës rreth orës 14:00, ndërsa kthimi i tij në Hagë, me aeroplan special, është paraparë të bëhet në orën 15:00.

Qëndrimi i tij në Kosovë u mundësua pas lejes së Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat e miratuan vizitën për arsye humanitare, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Krasniqi kishte arritur në Kosovë të mërkurën, më 18 nëntor, dhe gjatë këtyre ditëve ka qëndruar pranë familjes, nën shoqërimin dhe masat e sigurisë të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit