Komandanti i KFOR-it në Tiranë, flet për situatën e sigurisë në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Roberto Vergori, mori pjesë sot në Takimin e 14-të të Shefave të Mbrojtjes të Nismës për Bashkëpunim në Mbrojtje (DECI), të mbajtur në Tiranë, ku raportoi mbi gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rolin e misionit në ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Gjatë fjalës së tij para anëtarëve të DECI-t, gjeneralmajor Vergori paraqiti një pasqyrë të situatës së sigurisë dhe aktiviteteve të përditshme të KFOR-it, duke theksuar se ato bazohen në prioritetet e ripërtërira operacionale të misionit.


Ai bëri të ditur se KFOR-i po vazhdon të optimizojë pozicionimin e forcave të tij për t’u siguruar që mbetet i gatshëm për përmbushjen e misionit. Megjithatë, komandanti i KFOR-it paralajmëroi se ky proces është gradual dhe i bazuar në kushtet në terren, duke shtuar se ai mund të kthehet prapa nëse e kërkojnë zhvillimet që mund të ndikojnë negativisht në sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe në stabilitetin rajonal.

Gjeneralmajor Vergori përsëriti se KFOR-i mbetet plotësisht i përqendruar në zbatimin e mandatit të tij të përhershëm nga OKB-ja, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të vitit 1999. Ai theksoi angazhimin për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.


E themeluar në vitin 2012 nën udhëheqjen italiane, DECI është një kornizë rajonale për bashkëpunim strategjik dhe ushtarak ndërmjet vendeve të rajonit të Adriatikut dhe Ballkanit Perëndimor, e cila shërben si platformë për diskutimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë dhe forcimin e stabilitetit rajonal.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit