Kurti nga takimi me bashkatdhetarë: Ndihma gjermane ka qenë vendimtare në çlirimin e Kosovës

Pas takimeve me diasporën tonë në Mynih dhe Shtutgart, sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua edhe me bashkatdhetarët në qytetin e Këlnit.

Kurti shprehu mirënjohjen ndaj mërgatës për kontributin e pandërprerë për vendin tonë dhe u shpreh se ndihma gjermane ka qenë vendimtare në çlirimin e Kosovës.

“Ne si shtet, si republikë dhe si histori, ju jemi thellësisht mirënjohës. Gjermania ka qenë shtëpia ku ju keni lulëzuar, duke e mbajtur gjallë frymën e atdheut dhe mbijetesën e kombit”.

“Ndihma gjermane ka qenë vendimtare në çlirimin e Kosovës. Jo vetëm në aspektin diplomatik dhe ekonomik, por edhe në atë ushtarak. Ne nderojmë Gjermaninë dhe ju nderojmë juve, për mënyrën sesi keni kontribuar në shoqërinë e saj, duke ruajtur njëkohësisht lidhjet e forta me atdheun tuaj”, ka thënë Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit