Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi është nisur për Kosovë.
Burimet bëjnë të ditur se Krasniqit i është aprovuar një vizitë familjare gjatë ditës së sotme në vendlindje.
Njëri nga figurat kyçe të UÇK-së u dënua pak javë më parë me 25 vite burgim nga Gjykata Speciale.
Kjo është hera e dytë që Krasniqi vjen në Kosovë pas dërgimit në Hagë. Më parë kishte ardhur në vendlindje pas vdekjës së vëllaut të tij.









