17 muaj burgim, dënimi i Thaçit në pasqyrën e mediave ndërkombëtare

Dënimi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me 17 muaj burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për rastin e pengimit të drejtësisë, ka marrë vëmendjen e mediave prestigjioze ndërkombëtare, si Associated Press, Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) dhe agjencia turke Anadolu.

Agjencia amerikane Associated Press ka vënë në pah reagimin e Thaçit, i cili e ka cilësuar vendimin e gjykatës si një vendim politik dhe jo si drejtësi e mirëfilltë.

Nga ana e saj, gazeta e njohur gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) ka analizuar detajet e vendimit, duke theksuar se Gjykata i ka vërtetuar vetëm disa nga akuzat e ngritura ndaj tij. FAZ ka kujtuar se prokuroria kishte kërkuar një dënim prej gjashtë vitesh burgim, por trupi gjykues ka shqiptuar një dënim prej 17 muajsh. Po ashtu, gazeta gjermane ka rikujtuar se ky është aktgjykimi i dytë i shkallës së parë ndaj Thaçit brenda një kohe të shkurtër, pas dënimit me 25 vjet burgim për krime lufte që u shpall më 16 shtator.

Ndërkaq, agjencia turke Anadolu ka raportuar mbi dënimet e tjera të shqiptuara ndaj të akuzuarve dhe mbi konstatimet e Gjykatës lidhur me përpjekjet e bëra për të ndikuar te dëshmitarët në kuadër të procesit gjyqësor për krime lufte.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit