Aksident në autostradën Fier-Vlorë, vdes shefi i Krimeve të Rënda të Vlorës

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier–Vlorë, ku ka humbur jetën shefi i Krimeve të Rënda të Vlorës, Ermal Lula.

Sipas raportimeve të Top Channel, ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të Novoselës, ku automjeti me të cilin udhëtonte Lula është përplasur fuqishëm me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep.

Si pasojë e goditjes së fortë, Ermal Lula nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për trajtim mjekësor.


Shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të kryer hetimet e nevojshme dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit